Dy anëtarë të familjes Hajdari, nënë e birë të fshatit Skifteraj të Komunës së Viti-së kanë ndërruar jetë në një aksident të cilit ishin duke u kthyer për pushime në Kosovë.
Këtë e bëri të ditur Sokol Haliti, kryetar i Komunës së Viti-së, i cili u shprehi ngushëllimë familjarëve me anë të një telegrami.
“Bashkëndjejmë dhimbje për humbjen e jetës së dy më të dashurëve tuaj, e nderuara familje Hajdari. Në emër të Institucioneve komunale, por edhe të qytetarëve të komunës së Viti-së, u shprehi ngushëllimet më të sinqerta, në këto momente të rënda që po kaloni. Ngushëllime”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të kryetarit Haliti.