Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, ka njoftuar se ka emëruar një ministër të ri të Shëndetësisë, që është i katërti që nga fillimi i pandemisë, raporton BBC.
Kardiologu Marcelo Queiroga e ka zëvendësuar Eduardo Pazuellon, një oficer ushtarak pa përvojë mjekësore.
Ky njoftim vjen pasi Brazili po i afrohet shifrës së 280 mijë të vdekurve nga COVID-19.
Brazili ka numrin e dytë më të madh të vdekurve nga COVID-19 pas SHBA-së.
“Është vendosur që të emërohet Marcelo Queiroga si ministër i Shëndetësisë”, ka thënë Bolsonaro.