• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Ndaj shefit të stafit të Albin Kurtit ishte ngritur aktakuzë për korrupsion në vitin 2017

21/02/2020 - 19:37:05
Ndaj shefit të stafit të Albin Kurtit ishte ngritur aktakuzë për korrupsion në vitin 2017

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka emëruar sot edhe shefin e stafit të tij.

Luan Dalipi do të jetë këshilltari kryesor i Kurtit si kryeministër.

Lexo më shumë

Macron i lutët Trumpit: Ndale luftën në Gaza, dhe fitojë çmimin Nobel për Paqe

Macron i lutët Trumpit: Ndale luftën në Gaza, dhe fitojë çmimin Nobel për Paqe

September 24, 2025
12
Rraje në Komunën e Prishtinës: Sami Salihu e godet me gotë në kokë zyrtari Fehmi Kupina

Rraje në Komunën e Prishtinës: Sami Salihu e godet me gotë në kokë zyrtari Fehmi Kupina

September 24, 2025
70

Ai do koordinojë punën e kabinetit qeveritar, zëvendësministrave, ministrave e këshilltarëve të tjerë të qeverisë.

Kurti në postimin e tij njoftues, e ka përshkruar Dalipin si një njeri me formim të gjerë arsimor dhe profesional.

Mirëpo, ndaj Luan Dalipit në vitin 2017 ishte ngritur aktakuzë për korrupsion, shkruan Ballkani.info.

Sipas aktakuzës të asaj kohe, të pandehurit me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për kompaninë MDA, kanë keqpërdorur detyrën e tyre zyrtare, në atë mënyrë që gjatë procesit të tenderimit sipas projektit “Rritja e aftësisë konkurruese të sipërmarrjeve dhe promovimi i eksportit”, financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë, në vlerë prej dy milionë euro, gjatë vitit 2013 kanë shkëmbyer informacione dhe dokumente lidhur me tenderin në fjalë, duke i përshtatur kushtet dhe kriteret e tenderit interesave të kompanisë së të pandehurit Dalipi.

Komunikata e prokurorisë e asaj kohe, thoshte se me të njëjtën aktakuzë, i pandehuri Xhemajl Syla është akuzuar edhe për keqpërdorim të informatës zyrtare pasi që si anëtar i komisionit për vlerësimin e ofertave edhe pse kishte nënshkruar deklaratën e paanshmërisë dhe konfidencialitetit, sipas së cilës është obliguar që ta ruaj rreptësishtë fshehtësinë në lidhje me çdo informatë të marrë si rezultat i përfshirjes së tij në procesin e prokurimit, ka dërguar te Luan Dalipi informacione në lidhje me vlerësimin e ofertave, duke e njoftuar për përparësitë e kësaj kompanie krahas kompanive tjera konkurruese në këtë tender.

Ngritja e kësaj aktakuze, sipas prokurorisë, ishte rezultat i hetimit të përbashkët të një prokurore vendëse të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe Zyrës Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF).

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Ministrja e atëhershme e Tregtisë dhe Industrisë, tash ministre e Arsimit, Hykmete Bajrami pati konfirmuar për KALLXO.com se i akuzuari në këtë rast, Xhemajl Syla, është suspenduar nga pozita në ministri një vit më parë.

“Z. Xhemajl Syla ka më shume se një vit që është suspenduar, sipas ligjit, në momentin kur janë hapur hetimet, ndërsa vepra për të cilën ka dyshime ka ndodhur para mandatit tim”, tha ministrja Bajrami.

I akuzuari tjetër, Luan Dalipi ishte kontaktuar nga KALLXO.com por nuk kishte pranuar të komentojë për akuzat pasi tha se nuk është në dijeni për aktakuzën.

Megjithatë, Gjykata e Apelit e Kosovës e kishte hedhur poshtë si të pabazuar aktakuzën ndaj pronarit të kompanisë “Menagment Development Association” (MDA) Luan Dalipi duke i gjetur si të pabazuara pretendimet e Prokurorisë.

Kjo kishte ndodhur më 28.08.2017.

Share6TweetSendShareSend

Related Posts

Macron i lutët Trumpit: Ndale luftën në Gaza, dhe fitojë çmimin Nobel për Paqe
Lajme

Macron i lutët Trumpit: Ndale luftën në Gaza, dhe fitojë çmimin Nobel për Paqe

September 24, 2025
12
Rraje në Komunën e Prishtinës: Sami Salihu e godet me gotë në kokë zyrtari Fehmi Kupina
Lajme

Rraje në Komunën e Prishtinës: Sami Salihu e godet me gotë në kokë zyrtari Fehmi Kupina

September 24, 2025
70
Aksioni në Pejë, janë arrestuar babë e bir për drogë
Lajme

Aksioni në Pejë, janë arrestuar babë e bir për drogë

September 24, 2025
28
Sot varroset aktori i njohur Enver Petrovci
Lajme

Sot varroset aktori i njohur Enver Petrovci

September 23, 2025
8
Memli Krasniqi: Arta Vokshi Nallbani ka vizion për një Pejë ma të mirë
Lajme

Memli Krasniqi: Arta Vokshi Nallbani ka vizion për një Pejë ma të mirë

September 23, 2025
7
Macron: Evropa përballet me kërcënimin më të madh që nga Lufta e Dytë Botërore
Lajme

Franca njeh Palestinën si shtet

September 23, 2025
6
Next Post
“Fshesa e Albinit”, plasin batutat në rrjetet sociale (VIDEO)

“Fshesa e Albinit”, plasin batutat në rrjetet sociale (VIDEO)

Më të fundit

  • Macron i lutët Trumpit: Ndale luftën në Gaza, dhe fitojë çmimin Nobel për Paqe
  • Rraje në Komunën e Prishtinës: Sami Salihu e godet me gotë në kokë zyrtari Fehmi Kupina
  • Luxury Hair Clinic – Po i jep Kosovës Famë Botërore në Transplantin e Flokëve
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi