Partitë shqiptare në komunën e Bujanocit gjatë ditës së djeshme kanë arritur marrëveshje për koalicionin qeverisës.
Liderët e partive shqiptare në selinë e PD-së kanë nënshkruar marrëveshjen për koalicion që u jep atyre shumicën në Kuvendin Komunal, shkruan Reporteri.
Sipas kësaj marrëveshje, shqiptarët në Bujanoc pritet të kenë 26 këshilltarë në Kuvendin Komunal.
Kryetar i ri i Bujanocit do të jetë Nagip Arifi partia e së cilit doli e para në zgjedhjet e fundit. Zëvendësi i tij do të jetë nga radhët e LPD-së, ndërkaq kryetari i Kuvendit nga PVD.