Me anë të një postimi në Facebook, Nagavci ka thënë se këtë shirita kanë domethënie të shumëfishtë pozitive, shkruan TelegramiSot.
Kuptimi i parë siç ka thënë ajo është dashuria për vendin.
“Një fjongo e kuqe, me dashuri për vendin. Në kohën e realitetit bardh e zi që po jetojmë, e kuqja jep ngjyra, shpresë e pasion. Edhe në simbolikat që paraqet, e kuqja është e bukur. E kuqe, për dashurinë. Dashuri për vendin, për njerëzit e ndershëm. E kuqe, për jetën. Për një jetë të gëzuar, të dinjitetshme. E kuqe, për shëndetin. Shëndet të mirë e mirëqenje për secilin”, ka shkruar ajo.
Sidoqoftë, TelegramiSot para disa ditësh raportoi për historikun e vendosjes së shiritave të kuq gjatë regjimeve komuniste ndër vite.