Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK’së, Kadri Veseli.
Mustafa ka shkruar se beson thellë se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e pastër dhe kjo do konfirmohet dhe nga drejtësia ndërkombëtare.
Ai thotë luftëtarët e UÇK’së luftuan për ta mbrojtur popullin e Kosovës nga terrori, likuidimi dhe gjenocidi serb
Postimi i plotë nga Mustafa:
Besoj thellë se lufta e UÇK-së ishte dhe do të konfirmohet nga drejtësia ndërkombëtare si luftë e drejtë dhe pastër, se luftëtarët e UÇK-së luftuan për ta mbrojtur popullin e Kosovës nga terrori, likuidimi dhe gjenocidi serb