Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa i ka komentuar zhvillimet e sotme politike, më konkretisht nismën e VV-së për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet, shkruan Gazeta Sinjali.
Mustafa ka shkruar se sot është dita e parë e diktaturës dhe është zotuar “se do ta luftojnë sërish komunizmin sikur më 1989”.
Postimi i plotë:
Gjuaj gurin – dhe molotovin – e fshehe dorën pas mërgatës!
Kërcënimi dhe shantazhimi përmes “reformës” së territ tradhëton konstruktivitetin e LDK-së. Ne jemi institucionalistë, por jo për të shkatërruar institucionet!
Kjo sot është Dita 1 e tiranisë, e diktaturës. Nuk po dojnë, nuk po guxojnë, të merren me problemet e qytetarëve. Po dojnë veq zgjedhje. Ja pafshin hajrin.
E kemi luftuar dhe mposhtur komunizmin dhe diktaturën një herë më 1989. E luftojmë dhe mposhtim edhe sot. ✌?