Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se askush nuk mund t’i ndryshojë kufijtë e Kosovës pasi, sic thotë ai, kjo është në dorën e Kosovës.
Grenell e Borell, sipas Mustafës, nuk mund të ndryshojnë kufijtë e as të shkëmbejnë territore. Ai shton se është e padenjë që mosguximi të arsyetohet me rrrezikun për kasapim, shkruan Reporteri.net.
“Askush nuk mund ti ndryshojë kufijtë e Kosovë, në qoftë se ne i besojmë vetëvetes për të mos i ndryshuar. Kjo është në dorën dhe në përgjegjësinë tonë. Nuk është Grenelli as Borelli e as Lajçaku ata që ndryshojnë kufij dhe shkëmbejnë territore.
Prandaj është e padenjë që mosguximin tonë për t’iu përveshur dialogut ta arsyetojme me rrezikun e “kasapimit” të Kosovës”, ka thënë Mustafa.
Ndërkaq, ai ka thënë se popullizmi e lufta e shtrigave nuk çon askund dhe shton se duhet t’i besohet SHBA dhe BE-së.
“Duhet të besojmë në SHBA-të dhe në BE dhe të besojmë në Kosovën. Kjo është e vetmja qasje për dialogun. Popullizmi dhe lufta e shtrigave nuk na qon askund. Vetëm vendet komuniste kanë mbijetuar deri në fundin e tyre, duke prodhuar kundershtarë dhe armiqë. Kur iu kanë sosur kundërshtarët, janë sosur edhe ato vet”, shton ai.
Mustafa, ndër të tjera, ka thënë se nuk ekzistojnë arsyet për të ngritur këtë temë pasi thotë se interesi i Kosovës është që të ketë dialog për një marrëveshje mbi këta kufij.