Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar pas vendimit që qytetarët të kenë të drejtë lëvizjeje vetëm një orë e gjysmë gjatë ditës.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Mustafa e ka pyetur Qeverinë në detyrë se si do t’i mbjellin arat bujqit kur nuk guxojnë të dalin nga shtëpitë.
“A ka Qeveria në detyrë përgjigje, si do t’i mbjellin arat e tyre bujqit, kur ata nuk guxojne te dalin nga shtepia?”, ka shkruar Mustafa.