• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Mustafa: Kurtin e rrëzova për shkak të qëndrimit kundër SHBA-së

16/02/2024 - 16:45:19
Mustafa: 17 shkurti shënon një nga momentet më të rëndësishme në historinë me të re të Kosovës

Rregullorja e re e BQK-së që ndalon dinarin dhe vendosmëria e kryeministrit Albin Kurti për të mos e shtyrë implementimin e një rregulloreje të tillë ka dëmtuar raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Jim O’Brien, duke folur për këtë çështje dhe për mos dëgjueshmërinë e Kurtit karshi kërkesave të Uashingtonit zyrtar, ka thënë se nëse Kurti nuk e sheh Amerikan si aleat, njëjtë s’do ta shoh as SHBA-ja atë. Ndërkohë ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, në një konferencë për media, ka nënvizuar se sa e rëndë është situata në raportet Kosovë-SHBA dhe ka thënë se ata që thonë se raportet me SHBA-në s’janë prishur edhe pas intervistës së O’Brien po gënjejnë meqë çështja e dinarit ka dëmtuar aleancën mes SHBA-së dhe Kosovës.

Lidhur me këtë situatë të rënduar të raporteve në mes të Kosovës dhe SHBA-së, në një prononcim për Gazetën Express ka folur ish-kryeministri i Kosovës dhe ish-kreu i LDK-së, Isa Mustafa.

Lexo më shumë

Raportuesi i Parlamentit Europian: Bota serbe e rrezikshme, Brukseli ta ndaloj

Raportuesi i Parlamentit Europian: Bota serbe e rrezikshme, Brukseli ta ndaloj

June 17, 2025
54
Ish-dhëndrri e plagosë  me armë mikun në Gjakovë

U lirua dhe u arrestua brenda ditës Agim Rexhepi, dyshohet për ‘pastrimit të parave e drogë ’

June 17, 2025
22

Mustafa për Gazetën Express ka thënë se vendosja në krizë e raporteve me SHBA-në por edhe me Brukselin për një shtet të ri si Kosova është mjaftë një sfidë e madhe.

Ish-kryetari i LDK-së ka thënë se sa kishte qenë në krye të partisë kishte vendosur për ta prishur marrëveshjen me VV-në dhe për ta rrëzuar Kurtin nga Qeveria për shkak të mospajtimit me politikën kundërshtuese ndaj aleatit strategjik të Kosovës.

Mustafa ka thënë se me këtë veprim kishte rrezikuar partinë, duke bërë kështu që LDK-ja të paguaj çmimin e madh për sigurinë dhe shtetin e Kosovës. Megjithatë ish-kryeministri Mustafa thotë se atëherë ka qenë situata ndryshe, meqë ishte vetëm Administrata e SHBA-së që kishte mospajtime me Kurtin, ndërkohë që përfaqësuesit amerikan, britanik gjerman e francez në Kosovë ishin në përkrahje të Albin Kurtit.

“Vënia në krizë e raporteve me SHBA-të por edhe me BE-në është sfidë e madhe për Kosovën si shtet i ri dhe akoma i papërfunduar në OKB dhe i panjohur nga 5 vende të BE-së.Sa isha kryetar i LDK-së e prisha koalicionin me VV-në dhe e rrëzova Qeverinë Kurti, sepse nuk pajtohesha me politikën kundërshtuese ndaj SHBA-së, si partnere strategjike e Kosovës. Rrezikova LDK-në, e cila pagoi çmimin e madh për sigurinë dhe shtetin e Kosovës. Por atëherë ishte pak më ndryshe, sepse përderisa administrata amerikane shprehte mospajtime me Qeverinë Kurti ( ku ishte edhe LDK), përfaqësuesit amerikan, gjerman, francez e britanez në Kosovë ishin me Kurtin dhe për Kurtin”, ka thënë Mustafa për Express.

Ish-kreu i LDK-së ka thënë se kanë qenë të bindur se s’ka siguri të Kosovës pa NATO dhe se Kosova s’mund ta arrijë NATO-n pa Amerikën. Mustafa thotë se pa SHBA s’ka as njohje ndërkombëtare, as anëtarësim në OKB dhe organizata të tjera dhe thekson se njëjtë mendon edhe tani.

“Në LDK ishim të bindur se s’ka siguri të Kosovës pa NATO-n dhe s’ka NATO në Kosovë pa SHBA-të; S’ka njohje ndërkombëtare dhe anëtarësim në OKB, në NATO dhe organizata tjera ndërkombëtare pa partneritet me SHBA-të. Ashtu mendoj edhe tani”, ka potencuar Mustafa për Express.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Por ai thotë se tashmë situata është edhe më e rëndë, sepse Qeveria Kurti po kritikohet nga demokratët e SHBA-së, gjermanët, francezët e britanikët, që ish-kryetari i LDK-së thotë se “t’i nxirrnin sytë për VV-në”

“Situata aktualisht është edhe më e rëndë, sepse Qeveria po kritikohet nga demokratët e SHBA-së, nga gjermanët, francezët e britanezët që t’i nxirrnin sytë për VV-në”, shprehet Mustafa.

Isa Mustafa thotë se është e qartë që çdo fitore me populizëm dhe duke anashkaluar partnerët është humbje si për atë që fitojnë, njëjtë edhe për ata që abstenojnë. Prandaj Mustafa thotë se pa SHBA-në Kosova është vetëm një karikaturë dhe shton se duhet reflektim nga Presidenca, Kuvendi, Qeveria, opozita e shoqëria civile për të rikthyer gjëra në binarë drejt konsolidimit ndërkombëtar të shtetit të Kosovës.

“Është shumë e qartë se çdo fitore me popullizëm duke nënçmuar dhe anashkaluar partnerët është humbje si për ata që fitojnë sikurse edhe për ata që abstenojnë. Pa SHBA, Kosova nuk është shtet; është vetëm një karikaturë. Prandaj lypset të reflektojnë Presidenca, Kuvendi, Qeveria, opozita, shoqëria civile për të rikthyer besimin e partnerëve dhe për të trasuar rrugën e konsolidimit të mëtejmë ndërkombëtar të shtetit të Kosovës”, ka përfunduar Mustafa./GazetaExpress/

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Raportuesi i Parlamentit Europian: Bota serbe e rrezikshme, Brukseli ta ndaloj
Lajme

Raportuesi i Parlamentit Europian: Bota serbe e rrezikshme, Brukseli ta ndaloj

June 17, 2025
54
Ish-dhëndrri e plagosë  me armë mikun në Gjakovë
Lajme

U lirua dhe u arrestua brenda ditës Agim Rexhepi, dyshohet për ‘pastrimit të parave e drogë ’

June 17, 2025
22
Prokuroria: Do të sekuestrojmë pronat e zotit Trump nëse nuk e paguan gjobën prej 454 milionë dollarësh
Bota

“Trump do të kërkojë ndarje të Kosovës në këmbim të njohjes nga Serbia”

June 17, 2025
499
Mbi 450 të vrarë e mbi 600 të plagosur në Iran
Bota

Mbi 450 të vrarë e mbi 600 të plagosur në Iran

June 17, 2025
9
Rritje e ekstreme e bitcoin pas zgjedhjes së Trampit, president
Bota

Bitcoin rritet mes tensioneve Izrael-Iran

June 17, 2025
10
Ushtria izraelite vret komandantin iranian
Bota

Ushtria izraelite vret komandantin iranian

June 17, 2025
14
Next Post
Premtimi solemn

Premtimi solemn

Më të fundit

  • Raportuesi i Parlamentit Europian: Bota serbe e rrezikshme, Brukseli ta ndaloj
  • U lirua dhe u arrestua brenda ditës Agim Rexhepi, dyshohet për ‘pastrimit të parave e drogë ’
  • “Trump do të kërkojë ndarje të Kosovës në këmbim të njohjes nga Serbia”
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi