• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
Your browser does not support the video tag.
Mokne

Mustafa e sulmon djalin e Rugovës, i përmend aferën e pasaportave

13/08/2019 - 17:30:32
Mustafa e sulmon djalin e  Rugovës, i përmend aferën e pasaportave

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, duket se nuk i ka marrëdhëniet e mira me bashkëpartiakun e tij, Ukë Rugovën, djalin e Ish-Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugovën, shkruan Gazeta Insajderi.

Mustafa përmes Facebook ka thënë se “ata të aferës së pasaportave duhet të shkojnë në lavazh, të pastrohen mirë, brenda e jashtë”, ndërsa njëri nga akterët e kësaj afere, ishte vetë Ukë Rugova.

Lexo më shumë

Dëshmitari: Po Gjokoviqi ishte i uniformuar e i armatosur me 7 maj të vitin 1999 në Ozdrim

Dëshmitari: Po Gjokoviqi ishte i uniformuar e i armatosur me 7 maj të vitin 1999 në Ozdrim

May 8, 2025
9
Lajçaku me opoziten u taku dje por jo edhe me Kurti, PSE ?

LDK me kallëzim penal për ish-qeverinë Kurti

May 8, 2025
19

Kohë më parë, Ambasada Amerikane në Kosovë kishte vendosur t’i pezullojë disa persona zyrtarë vizat për në SHBA-në. Aty i përfshirë ishte Ukë Rugova, i njohur për aferën me viza italiane.

Gazeta Insajderi para tre vjetësh kishte publikuar hulumtimin “Dosja Grande“, që tregojnë për veprimet e dyshimta të biznesit, ku ishte aksionar ish-deputeti dhe djali i presidentit Rugova, Ukë Rugova.

Insajderi kishte siguruar raportet e hetuesve të Njësisë për Hetimin e Krimit të Organizuar, e cila operon në kuadër të EULEX-it. Raportet tregojnë për dyshimet se biznesi i Ukë Rugovës ishte i përfshirë në pastrim të parave.

Raportet janë pjesë e dosjes “Grande”, ku Ukë Rugova dhe nëntëmbëdhjetë të tjerë akuzohen për përfshirje në biznesin e shitjes së vizave italiane.

Më 16 maj të vitit 2016-të, Prokuroria Speciale e Kosovës kishte ngritur aktakuzë ndaj tij ndërsa ai akuzohej se ka drejtuar e mbikëqyrur një grup kriminal që përfitonte shuma të mëdha parash nga njerëzit që kishin nevojë të pajiseshin me Viza Shengen.

Të gjitha këto viza supozohet se janë marrë në mënyrë të paligjshme nëpërmjet shtrembërimit apo korrupsionit. Aplikacionet që ishin gjetur në rezidencën e ish-presidentit Ibrahim Rugova, korrespondojnë me të dhënat personale të 300 personave që janë nxjerrë nga e-mailin i të akuzuarit tjetër, Visar Beqiri.

“Aplikacionet duke filluar nga kjo datë janë gjetur në vendbanimin e tij. Sasia e dokumenteve që lidhen me aplikacionet për viza italiane të gjetura gjatë bastisjes dhe në kompjuterët e tij ishte e madhe”, thuhej në aktakuzë.

Prokuroria i theksonte provat e marra nga autoritetet italiane të cilat tregojnë se të paktën 614 aplikime për vizë lidhen me Ukë Rugovën.

“Nga letrat për kërkesë të vizës dhe letërgarancitë personale, emrat e të paktën edhe 397 personave mund të identifikohen për të cilët së paku ka pasur përgatitje për të aplikuar për viza të ndërmarrë nga Ukë Rugova”, thuhej tutje.

Ditë më parë, gjatë kuvendit zgjedhor të LDK-së, Isa Mustafa, e ka bërë anëtar të Këshillit të Përgjithshëm Ukë Rugovën ndërsa ky i fundit, para rizgjedhjes së Mustafës, kishte thënë se nuk ka kandidat të preferuar për në krye të LDK-së.

Isa Mustafa sot është takuar me liderin e VV-së, Albin Kurtin, me të cilin ka diskutuar për një koalicion mes partive të tyre në zgjedhjet e parakohshme nacionale.

Share9TweetSendShareSend

Related Posts

Dëshmitari: Po Gjokoviqi ishte i uniformuar e i armatosur me 7 maj të vitin 1999 në Ozdrim
Lajme

Dëshmitari: Po Gjokoviqi ishte i uniformuar e i armatosur me 7 maj të vitin 1999 në Ozdrim

May 8, 2025
9
Lajçaku me opoziten u taku dje por jo edhe me Kurti, PSE ?
Lajme

LDK me kallëzim penal për ish-qeverinë Kurti

May 8, 2025
19
A i është hequr “non grata”? Pse Berisha po e falenderon DASH dhe Trumpin
Lajme

A i është hequr “non grata”? Pse Berisha po e falenderon DASH dhe Trumpin

May 8, 2025
9
“Dehari e ka uzurpuar postin në mënyrë joligjore, çështja t’i drejtohet Kushtetueses”
Lajme

“Dehari e ka uzurpuar postin në mënyrë joligjore, çështja t’i drejtohet Kushtetueses”

May 8, 2025
14
Dënohet me burg Millorad Dodik u shpall fajtor
Lajme

Pas Vuçiqit edhe Millorad Dodik mbërrin në Moskë

May 8, 2025
9
Çka fshihet pas konfliktit të armatosur mes Indisë e Pakistanit?
Bota

Çka fshihet pas konfliktit të armatosur mes Indisë e Pakistanit?

May 8, 2025
31
Next Post
Sot nuk pati kolona të gjata në Merdare

Sot nuk pati kolona të gjata në Merdare

Më të fundit

  • Dëshmitari: Po Gjokoviqi ishte i uniformuar e i armatosur me 7 maj të vitin 1999 në Ozdrim
  • LDK me kallëzim penal për ish-qeverinë Kurti
  • A i është hequr “non grata”? Pse Berisha po e falenderon DASH dhe Trumpin
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi