Madje ai tha se Amerika ia njeh vlerat qeverisjes Hoti dhe se njohja e shtetit të Kosovës nga Izraeli, hyrja në fuqi e marrëveshjes për financimin në mes Qeverisë Hoti dhe Amerikës, letra e presidentit Joe Biden, janë sinjali te qarta për çdonjërin në Kosovë, transmeton TelegramiSot.
Ky reagim i Mustafës erdhi pasi Joe Biden dërgoi një letër në drejtim të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në të cilën deklaroi se njohja në mes Serbisë dhe Kosovës duhet të ndodhë.
Postimi i plotë:
SHBA përkrahin Kosovën edhe në kohë fushate. Amerika ia njeh vlerat qeverisjes Hoti. Njohja nga Izraeli, hyrja në fuqi e marrëveshjes për financim ndërmjet Qeverisë Hoti dhe SHBA-të, letra e Presidentit Bajden për njohjen e pavarësisë së Kosovës, janë sinjale të qarta për çdonjërin në Kosovë. IM.