Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, është takuar sot me Ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel. Në këtë takim Mustafa e ka njofruar ambasadoren se partia e tij po shkon drejt një programi qeverisës me Lëvizjen Vetqvendosje të Albin Kurtit
Kjo është bërë e ditur në një komunikatë për media nga zyra për informim e LDK’së, ku thuhet se në këtë takim Mustafa e ka njoftuar Butel për qëndrimin e LDK’së rreth probgramit të përbashkët me VV’në, ku shtyllat kyçe janë dialogu Kosovë-Serbi, arsimi, shëndetësia e ekonomia.
“Kryetari Mustafa e njoftoi Ambasadoren Butel për qëndrimin e LDK-së drejt një programi të përbashkët qeverisës LDK – LVV të përqendruar tek shtyllat kyçe si dialogu Kosovë – Serbi, shteti ligjor, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe zhvillimit të arsimit, shëndetësi dhe ekonomisë”, theksohet në komunikatë./