Në Kuvendin e Kosovës po mbahet seanca ku po debatohet për Qeverinë Kurti 2. Kjo seancë po vazhdon me përplasje e akuza mes opozitës e pozitës.
Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka propozuar se cilido prej deputetëve që ka një familjar të punësuar nëpër institucionet publike, që të mos e marrë fjalën.
Pas kësaj, Konjufca i është drejtuar deputetes së PDK-së, Ganimete Musliut, duke i thënë se edhe ajo e ka të punësuar motrën në shërbimin e jashtëm.
Musliu është përplasur pastaj me të, duke i thënë se ajo ka qenë e shkolluar në Gjermani dhe se është kryqëzuar vetëm pse është motra e saj.
“Motra e Ganes, si një kuadër i shkolluar në Gjermani me të gjitha nivelet, është kryqësu për një fakt gjenetik, vec pse është motra e Ganes. Ju e keni kriju këtë standart, tash duroni. Ti i ki 5 a 6 në institucione, a unë e kom vetëm një në rrethin e ngushtë e të gjerë. Është e turpshme që ti edhe sot të merresh me motrën e Ganes. Kur janë familjarë tonë, kryqëzohen, ndërsa kur janë familjarë të juaj e quani rastësi, profesionalizëm, i quani ekseklent.“