Deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu e ka quajtur “pulë të keqe”, kryeparlamentaren Vjosa Osmani.
E ftuar në emisionin Frontal në T7, Musliu ka deklaruar se Osmani po e luan kartën e viktimizimit.
“Vjosa, s’kisha deshtë mu merr me të sepse zakonisht është problematike sepse ka ditë me luajt me kartën e viktmizimit, se po e sulmojnë veç se është femër”, ka thënë ajo.
Musliu e ka krahasuar Osmanin me një “pulë të keqe”.
“Megjithatë me një fjalë po e përmbledhi, ti je rritë në fshat unë në fshat, ato pulat e kqija që e kanë hangër drithin në shtëpi të vet, e vonë e kanë ba në kojshi s’kanë as të ardhme.
E ardhmja e saj politike nuk është në ditët më të mira të saj”, ka thënë Musliu.