Faton Brahimi po kërkohet nga Policia e Kosovës si i dyshuar për vrasjen e djeshme të djalit të axhës së tij Bashkim Brahimi.
Sinjali raportoi se viktima, Bashkim Brahimaj dhe dorasi, Faton Brahimaj, ishin familjarë mes vete, djem të axhës. Vrasja dyshohet se ka ndodhur për motive pronësore.
Nga Policia e Kosovës kanë dhënë detaje se çka u gjet në shtëpinë e të dyshuarit, i cili tashmë gjendet në arrati.
“Gjate kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar: një mitraloz, një pistolete, paisje për pastrim te armës, 890 fishek të kalibrave të ndryshëm, dhe pesë predha po ashtu kalibra të ndryshëm” .
