Loredana dhe Mozzik janë rikthyer në krahët e njëri-tjetrit dhe së bashku me vogëlushen e tyre, Hanën po jetojnë ditë të shënuara.
Pas udhëtimit në Milano, që sipas Mozzik-ut është qyteti më i bukur i Italisë, familja ka udhëtuar drejt Dubait.
Janë postimet në Instagram Story-t përkatëse të të dy artistëve, ato që zbulojnë vendndodhjen aktuale të tyre, teksa i vënë vulën të vërtetës se po, janë bashkë dhe të lumtur.
Fansat po prisnin kaq shumë që Loredana dhe Mozzik të publikonin një foto me njëri-tjetrin dhe të ndalonin së publikuari story të ndryshme, por nga i njëjti vend.