Hoxha nga Drenica, Osman Musliu, e ka quajtur gabim hapjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem.
Ai në REPORTERI/INTERVISTA ka thënë se ky vendim është i padrejtë dhe nuk është dashur të ndodhë një gjë e tillë.
“Mendoj se është gabim, jam kundër, për arsye se nëse të pranoj si mik nuk mund të m’i caktosh rregullat. Kryeminsitri jonë (ish-kryeministri Avdullah Hoti) ka mujt me thënë mos më shtini në këtë rrugë se jam i vogël, kush jemi na që në Izrael me bërë të parët Ambasadën, për mua është e padrejtë”, ka deklaruar ai.
I pyetur edhe për kundërshtimin e Turqisë ai ka thënë se për të para është Amerika, por hapja e Ambasadës ka qenë jo e drejtë.
“Turqia ka thënë se është e dëmshme, edhe unë mendoj se është e dëmshme hapja e Ambasadës në Jerusalem. Nëse bie puna Amerika apo Turqia, atëherë them Amerika”, tha ai.