Ministria e Shëndetësisë ka marr një vendim duke shpallur kështu vatra të koronavirusit disa fshatra të Suharekës, në mesin e tyre edhe një fshat i cili nuk e ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus
Por, në ketë vendim Ministria e Shëndetësia ka bërë një gabim, sepse siç ka njoftuar, Bali Muharrema, fshati Reshan nuk ka asnjë rast me koronavirus, dhe gabimisht ka hyrë në listën e vendeve të karintinuar në Suharekë nga MSH’ja.
“Ju informoj gjithashtu se në Reshtan nuk ka asnjë rast. Prandaj është gabim që Reshtani është theksuar si vatër e përhapjes së infeksionit për momentin.
Të dhënat për të prekurit që janë publikuar në atë zonë, janë në Rrugën “Skenderbeu” në Suharekë. Prandaj e ftoj Ministrinë e Shëndetësisë që ta përmisojë vendimin”, ka shkruar Muharremaj në Facebook.