Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se do të ketë mot të paqëndrueshëm.
IHK njofton se reshjet e shiut të përcjella me shkarkime rrufesh, parashihen të jenë lokale dhe afatshkurta, por prezent në të gjitha ditët e kësaj jave.
Moti sot, riga shiu dhe shkarkime rrufesh
Në fushat barike do të ketë luhatje minimale, ndërsa fushat termike mbesin pothuaj konstante, si në temperaturat minimale, ashtu edhe në ato maksimale.
Indeksi UV mbetet i lartë në periudhat kur kupa e qiellit është e hapur.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-27 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-10 m/s