Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë kësaj jave do të mbajë mot i qetë dhe me vranësira të shpërndara.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëviz ndërmjet 24-28 gradë Celsius.
“Në viset malore dhe përgjatë tyre, temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 22-24 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes”, njofton ky institut.