Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se të dielën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Vranësirat në orët e vona mund të sjellin reshje të izoluara shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh, kryesisht në disa zona qendrore dhe veriperëndimore të vendit.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-31 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga veriu me shpejtësi 1-6m/s.