Këtë të shtune pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se vranësirat herë-herë parashihen të shoqërohen edhe me reshje shiu te intensitetit të dobët dhe me shkarkime rrufesh, ndërsa temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius, kurse maksimalet ndërmjet 18 dhe 22 gradë celsius.
“Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-7 m/s”, thuhet në njoftimin e IHK-së.