Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale diskutuan për masat e marra për mbrojtje nga Coronavirusi.
Aty u tha se mbetët shqetësuese që nga masat e marra nga Qeveria qe njëri prind të lirohet nga puna, nuk përfshihet edhe stafi shëndetësor.
Madje nga anëtarët e këtij komisioni u kërkua nga Qeveria që nga fondi 10 milionë eurosh të përfshihet pagesa e stafit shëndetësor.
Çështja e mosvotimit të buxhetit shkaktoi debat ndërmjet anëtarëve të PDK-së dhe VV-së. Aty u tha se mos votimi i buxhetit do të sjellë probleme.
Kryetarja e këtij Komisioni, Albena Reshitaj shprehi dy shqetësimet sa i përket vendimit të qeverisë për masat e marra ndaj rrezikut me Coronavirus.
Ajo tha se lirimi i njëri prind nga puna nuk do të duhej të ishte rekomandim, por vendim