Shfaqja”Ëndrra e Fundit” me tekst, regji dhe interpretim nga artisti, Mentor Zymberaj, si dhe luajtur nga aktoret, Bashkim Nexhipi, Rozi Kryeziu dhe Mirak Zymberaj ka qenë një nga shfaqjet më të suksesshme të pasluftës në skena ndërkombëtare dhe kombëtare që merret me temën e të zhdukurve!
Premiera e shfaqjes “The Dream Last” ishte në vitin 2006 dhe mbeti në skenë për 10 vjet, duke u nderuar dhe vlerësuar në të gjithë botën.
Kjo shfaqje ishte zëri i të zhdukurve në Kosovë, e cila përfundon me fjalët e të zhdukurve: Mos na harroni, se ne nuk do të ju harrojmë kurrë”,shkruan Telegramisot