Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë thirrje që festa e Kurban Bajramit të festohet nga distanca.
Ajo përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se nëse u shkon mendja që për këtë Bajram t’i injoroni këshillat e mjekëve për festë nga distanca, të mendojnë për 227 familjet që humbën të dashurit e tyre si pasojë e pandemisë COVID-19, shkruan Telegramisot.
Njëherit ajo shprehë ngushëllime për familjet e personave që humbën jetën nga coronavirus.
Ky është postimi i saj i plotë:
31 familje po i varrosin më të dashurit e tyre, që humbën jetën dje (16) e sot (15) nga virusi Covid19.
Ditët e festave janë ditë kur zotërojnë gëzimi e hareja, por sot, disa familje po i jepin lamtumirën e fundit atyre që i deshën më së shumti.
Lutem që Zoti t’ua lehtësojë dhimbjen në këto kohë të rënda e për humbjen e madhe jo vetëm për familjet por për gjithë shoqërinë tonë.
Prandaj nëse u shkon mendja që për këtë Bajram t’i injoroni këshillat e mjekëve për festë nga distanca, ju lus mendoni për 227 familjet që sot kanë dhimbje për fëmijët, vëllezërit, motrat apo prindërit e tyre, të cilët i humbën për shkak të pandemisë.
Dhimbja e tyre le të shërbejë si alarm për të gjithë për rrezikun e këtij virusi e në veçanti për institucionet që e kanë për obligim të mbrojnë jetën e qytetarëve.
Ngushëllime edhe njeherë të gjitha familjeve që humbën më të dashurit.