Një mjet i pandashëm në jetët tona është bërë padyshim telefoni celular. Ne po i përdorim ato aq shpesh sa duket e paimagjinueshme të jetojmë pa një të tillë, shkruan “BrightSide”.
Ai shërben gjithashtu edhe për të zëvendësuar orën-alarm, transmeton lajmi.net.
Vendosja e alarmit në celular është një veprim që pothuajse të gjithë e bëjmë, por në fakt ky veprim mund të sjellë pasoja negative.
Po ju rendisim disa nga arsyet pse është e domosdoshme të zëvendësoni alarmin e smartphone-it tuaj më një të vërtetë.
1.Çrregullon rutinën tuaj në mëngjes
Sapo të merrni celularin në mëngjes, mund të duket e vështirë t’i shmangeni kontrollit të mesazheve në telefonin tuaj.
Kjo do të ju marrë më shumë kohë sesa e kishit planifikuar, duke mos i lënë kohë rutinave tuaja të mëngjesit që janë vërtetë të rëndësishme për të mbajtur veten në formë të mirë.
2. Është më i vështirë për t’u dëgjuar
Alarmi në telefonin tuaj nuk ka një ton aq të lartë sa një alarm i vërtetë dhe në këtë mënyrë mund të ndodhë që ju të humbisni zilen e tij.
Ne jemi mësuar me tingujt që telefonat tanë prodhojnë gjatë ditës, kështu që një alarm i tillë mund të jetë jo efektiv për të na zgjuar nga një gjumë i thellë.
3. Bateria e telefonit ka gjasa të shkarkohet
Alarmet në telefon nuk do të funksionojnë nëse bateria e telefonit shkarkohet. Nëse nuk doni të vonoheni për diçka të rëndësishme, më mirë përdorni një alarm të vërtetë.
Edhe nëse ju bëni më të mirën ta mbani baterinë e telefonit tuaj të karikuar, mund të mos e vini re se bateria e telefonit tuaj po shkarikohet përpara se ju të shkoni për të fjetur.
Po ju a përdorni një alarm telefoni apo një të vërtetë?
4. Dëmton gjumin tuaj
Para se të flemë, shpenzojmë mjaft kohë në smartphone-t tanë duke vizituar faqet e internetit apo për të kryer detyrat tona.
Kjo, jo vetëm që do të reduktojë sasinë e gjumit tuaj, por drita blu e telefonit mund të sjellë çrregullime në gjumin tuaj.