Shkarkimi i një rrufeje në malin e Delvinës në Vlorë të Shqipërisë ka qenë aq i fortë sa ka djegur një sipërfaqje të madhe pyjore.
Banorët e zonës që kanë kapur pamjet thanë se si pasojë e rrufesë një sipërfaqje e konsiderueshme e pyllit mori flakë, por fatmirësisht filloi shiu dhe zjarri u shua.
Ata kanë kapur momentin kur ra rrufeja si dhe pamjet e vendit të djegur.
Zjarri që u ndez nga rrufeja për fatin e mirë u shua nga shiu që ra, pasi në të kundërt mund të ishte shkaktuar një katastrofë mjedisore për zonën.