Disa raketa në orët e hershme të mëngjesit të së martës kanë rënë afër pallatit presidencial në Kabul në kohën e faljes së namazit të Kurban Bajramit.
Në ceremoni ishte i pranishëm edhe presidenti i këtij shteti, Ashraf Ghani, përcjell Telegrafi.
Pavarësisht shpërthimeve afër vendit ku po mbahej ceremonia, pjesëmarrësit nuk e ndërprenë namazin.
Kujtojmë se pasiguria është shtuar javët e fundit në Afganistan, pas tërheqjes së trupave të amerikane dhe aleatëve.