Deputeti në largim i PSD-së, Dardan Molliqaj, e ka komentuar aderimin e kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtirit në radhët eVV-së, ndërkaq ka sulmuar sërish ish-partinë e tij.
Molliqaj ka shkruar se VV-ja po ia bën qefin vetes se janë të parët në Kosovës. Sipas tij, ata ” janë të parët vetëm për hipokrizi, për asgjë tjetër”.
“Agim Bahtiri në VV nuk qenka mandat i vjedhur. Rrafsh 2 vjet na patën lodhur me akuzën e vjedhjes së mandateve. Dhe fundi po e rikuptimëson fillimin . Ata ia bëjnë qefin vetes se janë të parët në Kosovë. Ama janë të parët vetëm për hipokrizi, për asgjë tjetër”, ka shkruar ai.
Molliqaj është shprehur se VV-ja po frikësohet nga refuzimi i LDK-së.
“As LDK dhe as VV nuk e kanë sigurinë e brendshme as të caktojnë një kandidat për kryeministër, se lëre më për diçka tjetër. LDK po frikësohet nga vetëvetja, kurse VV nga refuzimi i LDK-së”, shkruan tutje Molliqaj.
Në fund ai e ka lavduar koalicionin e arritur mes PSD-së dhe AAK-së duke e quajtur koalicion fitues.
“I vetmi koalicion që ka përcaktim të qartë është PSD-AAK. Ky është i vetmi koalicion që di dhe guxon të realizojë politika për përmirësimin e jetës së qytetarëve”, ka shkruar ai