Presidenti im është në burg. Ai po mbron në Hagë luftën e drejt të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës! Presidentit tim nuk i ka filluar karriera ne vitin 2010 në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, në atë kohë kishin kaluar dy vite që kishe shpallë pavarësinë!
Presidenti im është angazhuar për çështjen e Kosovës para viteve te 90’ta, ishte i pari i të parëve! Presidenti im nuk ndërtoi karrierë duke i luftuar shqiptarët, presidenti im ia ktheu pushkën Serbisë dhe Millosheviçit.
Presidenti im në rini morri malet e Kosovës, në kohën kur të tjerët po iknin me vrap nga Kosova. Presidenti im nuk e gjeti Kosovën të lirë, presidenti im luftoi për ta bërë Kosovën e lirë, shkruan modelja Suzan Tahiri
Presidenti im nuk i gjeti të gatshme institucionet, ai i krijoj vet ato! Presidenti im nuk e gjeti Kosovën shtet të pavarur, Presidenti im e shpalli Kosovën shtet të pavarur dhe sovran.
Të tjerët (kryeministra apo president të ardhshëm) duhet t’i jenë falënderues Presidentit tim, përndryshe ata nuk do të kishin se çfarë të udhëheqin, përveçse shteteve të imagjinuara në ëndërrta e tyre!