Një mjet i dyshuar shpërthyes është vendosur mbrëmë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në lagjen “Fidanishta” të Pejës.
Burimet e Telegramitsot.com brenda policisë kanë thënë se mjeti ishte vendosur jashtë objektit, ndërsa ai ka shpërthyer duke shkaktuar dëme materiale.
Njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar rastin, mirëpo deri tani nuk dihet për motivet as për të dyshuarit.
Xhevat Ibra, zëdhënës i policisë rajonale në Pejë ka thënë për Telegraminsot.com se policia i është përgjigjur një rasti në Qendrën e
Mjekësisë Familjare, mirëpo ende nuk mund të deklarohen se për çfarë bëhet fjalë.
“Jemi duke e shqyrtuar rastin”, ka thënë shkurt Ibraj