• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Mjeku në Berlin: 90% e të prekurve me koronavirus e kaluan pa trajtim mjekësor

03/04/2020 - 14:08:13
Mjeku në Berlin: 90% e të prekurve me koronavirus e kaluan pa trajtim mjekësor

Fahri Beqa është mjek internist dhe kardiolog që jeton dhe punon në Berlin.

Ai ka treguar se deri dje në Gjermani ishin diagnostikuar katër mijë raste me koronavirus.

Lexo më shumë

Daut Haradinaj për kërcënimet e Serbisë: Kosova ka zot shtëpie

Daut Haradinaj: Po si AAK jemi të gatshëm për zgjedhje

June 4, 2025
4
Musk u përlesh fizikisht me Sekretarin e Thesarit në Shtëpinë e Bardhë

Musk u përlesh fizikisht me Sekretarin e Thesarit në Shtëpinë e Bardhë

June 4, 2025
15

Prej tyre kanë humbur jetën tetë persona të gjithë të moshuar dhe që kanë pasur edhe probleme të tjera shëndetësore.
46 pacientë të tjerë janë shëruar.

Beqa i cili punon prej 12 vitesh në Berlin tha se shumica e pacientëve në Gjermani nuk kanë pasur nevojë fare për mjekim spitalor pasi COVID-19 ishte i lehtë.

“Rreth 90 përqind e të prekurve nuk kanë pasur nevojë fare të marrin mjekim spitalor, sepse simptomat dhe zhvillimi i sëmundjes ka qenë i lehtë”, ka shkruar Beqa.

Por mjeku kosovar tha edhe se bazuar në të dhënat statistikore në Gjermani thuhet se do të preken deri në 70 përqind e popullsisë.
Postimi i plotë:
Coronavirus – UPDATE!!

Rasti i parë në Gjermani është vërtetuar më 29.01.20. Që nga atëherë deri sot në ora 16.40 janë regjistruar rreth 4150 raste zyrtarisht.

Nga këta të infektuar, gjithsej 8 persona, të gjithë të moshuar dhe multimorbid (të sëmurë kronik të diagnostifikuar me shumë sëmundje), kanë vdekur. Domethënë shkalla e vdekshmërisë në Gjermani është 0,2%. Lajm i mirë është që 46 të sëmurë të tjerë që janë mjekuar nëpër spitale janë shëruar plotësisht dhe janë lëshuar në shtëpi (dmth testi pas mjekimit ka qenë negativ).

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Rreth 90% e të prekurve nuk kanë pasur nevojë fare të marrin mjekim spitalor, sepse simptomat dhe zhvillimi i semundjes ka qenë i lehtë.
Tashmë parashikohet që 60-70% e popullsisë së Gjermanisë do të preken nga ky virus (sipas ekspertëve të Virologjisë).

Çështja është që përhapja e infeksionit të jetë sa më e ngadalshme dhe e kontrolluar (Grafikoni ne foton 2) në mënyrë që të përballohet nga sistemi shëndetësor. Prandaj edhe janë marrë masat që të parandalohet përhapja e shpejtë (kryesisht shmangie nga tubimet mbi 50 persona, mbyllje e shkollave dhe institucioneve tjera si dhe kufizim nacional dhe internacional i lëvizjes së njerëzve). Një përhapje e shpejtë dhe e pakontrolluar e Coronavirusit nuk do të mund të përballohej edhe nga sistemet më të sofistikuara shëndetësore (siç shihet edhe nga rasti i Italisë – shkalla e vdekshmërisë mbi 6%).

Një lajm tepër i rëndësishëm sot i konfirmuar edhe nga Ministri i Shëndetësisë së Francës është që të shmanget përdorimi i Ibuprofenit dhe barnave të grupit të njejtë për zbritje të temperaturës – sepse është vërtetuar që e favorizon zhvillimin e shpejtë të sëmundjes duke përshpejtuar replikimin e virusit Corona (kjo mund edhe të jetë diskutabile mirëpo derisa të dëshmohet e kundërta duhet të shmanget përdorimi i Ibuprofenit).

Si medikament për zbritje të temperaturës preferohet Paracetamoli.

Definitivisht nuk duhet të injorohen masat që duken shumë të thjeshta por që janë shumë të rëndësishme për përhapjen e kontrolluar të infeksionit (larja e shpeshtë e duarve, shmangia e kontakteve me njerëz në masë, mosshtërngimi i duarve, mosvizitimi i të sëmurëve nëpër spitale e të ngjajshme).

Nëse keni të sëmurë kronik në shtëpi krijoni distancën e nevojshme nga ata në mënyrë që ata të jenë të mbrojtur.
Nëse megjithatë jeni të infektuar dhe ju paraqiten simptomat (temperaturë, kollë e thatë etj.) mos u nisni për në spital por telefononi dhe përcillni udhëzimet pastaj.

Dhe pa panikë mbi 99% e te infektuarve megjithatë e mbijetojnë këtë sëmundje.
Lajm i mirë sot ishte edhe dekodimi i virusit si dhe fillimi i suksesshëm i fazës së parë të testimit të vaksinës në laborator. Në fazat tjera pastaj fillon testimi në njerëz.
Kujdes, shëndet dhe suksese!!!

Share1TweetSendShareSend

Related Posts

Daut Haradinaj për kërcënimet e Serbisë: Kosova ka zot shtëpie
Lajme

Daut Haradinaj: Po si AAK jemi të gatshëm për zgjedhje

June 4, 2025
4
Musk u përlesh fizikisht me Sekretarin e Thesarit në Shtëpinë e Bardhë
Bota

Musk u përlesh fizikisht me Sekretarin e Thesarit në Shtëpinë e Bardhë

June 4, 2025
15
7 dështimet e VV-së me Albulena Haxhiun
Lajme

Boll Marre: Dështon për të 26 here “Cirku” në Kuvendin e Kosovës

June 4, 2025
15
Shtetasi të Kosovës i kapen 11 kallashnikova nga dogana kroate
Lajme

Shtetasi të Kosovës i kapen 11 kallashnikova nga dogana kroate

June 4, 2025
6
Naser Krasniqi-Leka, dëshmori  i cili e la gjermaninë për të luftuar për Kosovën
Lajme

Naser Krasniqi-Leka, dëshmori i cili e la gjermaninë për të luftuar për Kosovën

June 4, 2025
13
Dyshohet se u vra nga grabitësit, sot varroset 30-vjeçarja Liridona Murseli
Lajme

Sot seanca gjyqësore ndaj Naim Murselit dhe të tjerëve, të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt

June 4, 2025
13
Next Post
Bekë Berisha-Kurtit: Dikurë thojshe Amelika, Amelika – nuk po del bash qashtu tash

Bekë Berisha e quan Kurtin “superkriminel”

Më të fundit

  • Daut Haradinaj: Po si AAK jemi të gatshëm për zgjedhje
  • Musk u përlesh fizikisht me Sekretarin e Thesarit në Shtëpinë e Bardhë
  • Boll Marre: Dështon për të 26 here “Cirku” në Kuvendin e Kosovës
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi