Me kruraje, djegie e temperaturë janë paraqitur pranë qendrës kryesorë të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, 26 zyrtarët kosovarë të cilët po dyshohet se janë helmuar nga zarfet me vota të cilat kanë ardhur nga Serbia. Të gjithë këta persona janë trajtuar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare ‘Fehmi Agani’, në Prishtinë, ndërkohë tutje janë referuar nga mjekte kësaj qendre për në QKUK. Procesi i verifikimit të zarfeve me vota, të ardhura nga Serbia, është ndërprerë rreth orës 11:00.
Doktorët e kësaj qendre i thanë Expressit se pacientët, pra 26 zyrtarët, kanë pasur simptoma të temperaturës, kruarjes e djegies në fytyrë e duar.
“Të gjithë këta pacientë ishin tek ne. I trajtuam, mirëpo i referuam për në QKUK. Kishin temperaturë, djegie e kruarje në fytyrë e duar. Ishin të shqetësuar”, kanë thënë për Express, zyrtarë të QKMF’së.