• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
Your browser does not support the video tag.
Mokne

Mizore: Gjakovari e ther me thikë ish-gruan para fëmijëve në park

01/04/2021 - 18:19:17

Mesditën e së mërkurës, një grua nga Gjakova është therur me thikë nga ish-bashkëshorti i saj. Viktima është dërguar në spital për trajtim mjekësor, ndërkaq i dyshuari është dërguar në mbajtje. Por, ky nuk është rasti i parë që i dyshuari ka ushtruar dhunë në familje.

Në Parkun e Qytetit të Gjakovës, një grua është therur me thikë nga ish-bashkëshorti i saj, në prani të fëmijëve të tyre.

Lexo më shumë

Dëshmitari: Po Gjokoviqi ishte i uniformuar e i armatosur me 7 maj të vitin 1999 në Ozdrim

Dëshmitari: Po Gjokoviqi ishte i uniformuar e i armatosur me 7 maj të vitin 1999 në Ozdrim

May 8, 2025
9
Lajçaku me opoziten u taku dje por jo edhe me Kurti, PSE ?

LDK me kallëzim penal për ish-qeverinë Kurti

May 8, 2025
20

Menjëherë pas rastit, i dyshuari ka ikur nga vendngjarja. Por, pas dy orësh, ai është gjetur i fshehur në një hapësirë me shkurre nga Policia, në periferi të Gjakovës.

Ai s’është i panjohur për policinë, meqenëse 41-vjeçarja e kishte denoncuar edhe më herët për dhunë në familje.

Në të dy rastet, policia e kishte arrestuar të dyshuarin, por që në mbajtje ishte dërguar vetëm një herë.

Këtë për Gazetën Express e kanë konfirmuar burime brenda policisë në Gjakovë, të cilat kanë deklaruar se i dyshuari ka pasur të lëshuar urdhër mbrojtës (aktiv) nga Gjykata.

“I dyshuari është i njohur për policinë edhe për raste tjera të dhunës në familje. Në dy rastet tjera të ndodhura gjatë 2020 dhe 2021, i dyshuari ishte arrestuar dhe ndaluar me vendim të prokurorit. Në të dyja rastet ka qenë i arrestuar. Në rastin e parë është liruar në procedurë të rregullt, e në të dytën është ndaluar në mbajtje. Në ditën e tentim-vrasjes i dyshuari ka pasur të lëshuar urdhër mbrojtës (aktiv) nga Gjykata”, kanë bërë të ditur burime të gazetës.

Nga policia kanë deklaruar se pas ngjarjes, fëmijët janë vendosur në një shtëpi të sigurt me ndihmën e qendrës për punë sociale.

“Rasti ka ndodhur në parkun e qytetit. Viktima ka qenë me fëmijët në kohën kur është sulmuar nga ish-bashkëshorti. Ata janë vendosur në një shtëpi të sigurt me ndihmën e qendrës për pune sociale”, kanë thënë nga policia.

Ndërkaq sipas urdhrit mbrojtës i cili është aktiv deri më 2 maj të këtij viti, i dyshuari ka qenë i detyruar të mos i afrohet ish-bashkëshortes në distancë prej 3 metrave kur është në vende publike.

Po ashtu, 42-vjeçari e ka pasur të ndaluar t’i flasë ish-bashkëshortes me fjalë fyese dhe ta kërcënojë me largim nga shtëpia.

Sipas këtij urdhri, ai e ka pasur të ndaluar të ushtrojë dhunë psikike e fizike ndaj ish-bashkëshortes, por këtë urdhër e ka shkelur të mërkurën.

Ndryshe, për rastin ka njoftuar sot në mëngjes Policia e Kosovës. Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se të dyshuarit është konfiskuar thika me të cilën, i dyshuari e ka sulmuar bashkëshorten dhe se viktima është dërguar për tretman mjekësor.

“Gjakovë 31.03.2021 – 15:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti e kishte sulmuar me thikë ish bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor dhe e njëjta është hospitalizuar për tretman të mëtutjeshëm. Thika është konfiskuar ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje . Rasti vazhdon të hetohet”, ka njoftuar Policia.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Dëshmitari: Po Gjokoviqi ishte i uniformuar e i armatosur me 7 maj të vitin 1999 në Ozdrim
Lajme

Dëshmitari: Po Gjokoviqi ishte i uniformuar e i armatosur me 7 maj të vitin 1999 në Ozdrim

May 8, 2025
9
Lajçaku me opoziten u taku dje por jo edhe me Kurti, PSE ?
Lajme

LDK me kallëzim penal për ish-qeverinë Kurti

May 8, 2025
20
A i është hequr “non grata”? Pse Berisha po e falenderon DASH dhe Trumpin
Lajme

A i është hequr “non grata”? Pse Berisha po e falenderon DASH dhe Trumpin

May 8, 2025
9
“Dehari e ka uzurpuar postin në mënyrë joligjore, çështja t’i drejtohet Kushtetueses”
Lajme

“Dehari e ka uzurpuar postin në mënyrë joligjore, çështja t’i drejtohet Kushtetueses”

May 8, 2025
14
Dënohet me burg Millorad Dodik u shpall fajtor
Lajme

Pas Vuçiqit edhe Millorad Dodik mbërrin në Moskë

May 8, 2025
9
Çka fshihet pas konfliktit të armatosur mes Indisë e Pakistanit?
Bota

Çka fshihet pas konfliktit të armatosur mes Indisë e Pakistanit?

May 8, 2025
31
Next Post
E kërcënon me “plumb në ballë”  Kadri Veselin burri i Albulena Haxhiut

Djali i Kadri Veselit ka treguar rezultat të shkëlqyer në testin iBT (foto)

Më të fundit

  • Dëshmitari: Po Gjokoviqi ishte i uniformuar e i armatosur me 7 maj të vitin 1999 në Ozdrim
  • LDK me kallëzim penal për ish-qeverinë Kurti
  • A i është hequr “non grata”? Pse Berisha po e falenderon DASH dhe Trumpin
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi