Punonjësi i një dyqani qebapi në Turqi është dënuar me 24 vite burg për vrasjen e vajzës së tij dhe copëtimin e trupit të saj për të fshehur krimin.
Hasan Uslu e mbyti vajzën e tij 32-vjeçare e cila punonte si një kërcimtare dhe i mbajti pjesët e trupit të saj në frigorifer, pasi u kthye në shtëpi vonë dhe e dehur. Ngjarja ndodhi në distriktin e Kesan, në provincën e Edirnes në veriperëndim të Turqisë.
Uslu tha përpara trupi gjykues se ishte faji i vajzës për ngjarjen, pasi ajo ofendoi nënën e saj kur u kthyer në shtëpi dhe nuk tregoi respekt ndaj tij. Ai tregon se kur vajza i ktheu fjalë e humbi toruan dhe e mbyti atë.
Punonjësi i qebaptores u arrestua pasi pjesë të trupit të vajzës 32 vjeçare u gjetën të mbështjella me gazetë nga një burrë që mblidhte boçe pishe, në pyllin pranë. Policia kreu ekspertizën dhe arriti të gjente se bëhej fjalë për kërcimtaren Didem Uslu.
Pas hetimeve u zbulua se babai i saj po tentonte të fshihte trupin e vajzës pjesë-pjesë në pyll.