Disa të rinj në qytetin e Mitrovicës duket se nuk e kanë hallin dhe situatën që po mbretëron me pandeminë në Kosovë.
Ata mbrëmë kanë zgjedhur një lokal për t’u argëtuar me muzikë dhe DJ.
Sipas raportimeve të KosovaPress të rinjtë janë mbledhur afër liqenit.
Situata me pandeminë në vendin tonë është shqetësuese.
Ditë pas dite po shtohet si numri i të infektuarve me COVID-19, ashtu edhe numri i të vdekurve si pasojë e infektimit me koronavirus.