Dy-vjeçarja nga fshati Broboniq i Mitrovicës, Lorena Latifi është në gjendje kome dhe familja e saj për shkak të pamundësive financiare për të tejkaluar këtë sfidë po kërkon ndihmën e qytetarëve.
Në shkrimin e familjes thuhet se vajza ishte vetëm e ftohur, por pas marrjes së një injeksioni, asaj iu ndalë zemra dhe pas kthimit në jetë, vajza ra në gjendje kome.
Muhamet Latifi, prindi i 2-vjeçares ka thënë se rasti është paraqitur në Polici. Ai tregoi se vajzën e kishin kontrolluar në pediatri në Mitrovicë. Por, se çfarë ndodhi me vajzën e tij, as ai nuk është në dijeni. Ai thotë se vajza ishte e shëndosh dhe se ineksionin e kishte marrë për ftohje.
“Dikush prej motrave ja ka dhënë ineksin. Mjeku ose ajo që ia ka dhon ineksin, apo barnatorja që ia ka shit, në të 3 mundem me dyshu. Ndoshta ineksioni ka qenë pa afat. Vajza ka qenë mirë”, tha Latifi.
Anipse vajza ka filluar të reagojë, prindi i saj thotë se ajo nuk është mirë dhe se janë duke i qëndruar pranë. Por, për t’i ndihmuar për ilaçe dhe gjëra të tjera, familja e Lorenës ka nevojë për ndihmën e gjithsecilit.
“Mjekët nuk na kanë rekomanduar ende për dërgim jashtë vendit, mirëpo po duhet me ndejtë afër vajzës, me ja siguru ilaqet dhe unë nuk i kamë mundësit se unë s’jam duke punu, për atë arsye kam kërkuar ndihmë. Inshallah don zoti e shërohet”, thotë babai i Lorenës.
I kontaktuar nga mediat edhe zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se rasti është paraqitur në Polici nga familja, mirëpo ende nuk është hapur si rast.
Zahiti konfirmoi se hetimet e Policisë dhe Prokurorisë kanë filluar për të kuptuar se si ka ardhur deri tek ngjarja.
Të interesuarit mund ta ndihmojnë Lorenën duke kontaktuar:
Muhamet Latifi (Prindi i Lorenës)
Nr. kontaktues 049698503
ose në këtë link:
https://www.gofundme.com/f/lorena-latifi…