• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Misioni i pamundur i VV’së për rrëzimin e Hotit

07/08/2020 - 17:00:23
Misioni i pamundur i VV’së për rrëzimin e Hotit

Nisma e partisë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, për ngritjen e një mocioni mosbesimi ndaj qeverisë së drejtuar nga kryeministri, Avdullah Hoti, është vështirë e realizueshme, thonë njohësit e çështjeve politike në Kosovë. Sipas tyre, pa një bashkëpunim mes partive politike dhe pa një vullnet të mjaftueshëm të një shumice të partive politike parlamentare, nuk pritet që të ketë sukses kjo nismë

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë të enjten në Kuvendin e Kosovës, se VV-ja do të nisë mbledhjen e nënshkrimeve për mbajtjen e seancës, për votimin e mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë së drejtuar nga kryeministri Avdullah Hoti.

Lexo më shumë

Xhavit Haliti është njeri më meritor në UÇK dhe për kontakte me jashtë e sidomos me amerikanët

Haliti: Kosova sot e mori shuplakën më të rëndë në histori nga Amerika

September 12, 2025
10
Behrami: Nga sot Kosova i bashkohet Gjeorgjisë që udhëhiqet nga qeveri proruse

Behrami: Nga sot Kosova i bashkohet Gjeorgjisë që udhëhiqet nga qeveri proruse

September 12, 2025
17

Ai u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve që ta përkrahin këtë nismë, por nuk ka treguar nëse ndonjëra parti ka treguar tashmë përkrahje për mocionin.

Lidhur me këtë iniciativë, VV-ja tha se i ka njoftuar edhe partitë tjera parlamentare, atë opozitare Partinë Demokratike e Kosovës (PDK), dhe partitë në pushtet, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Nismën Socialdemokrate, si dhe Grupin Parlamentar 6 plus.

VV-ja mendon se qeveria aktuale është “e paaftë për të qeverisur vendin”; për të menaxhuar pandeminë, dhe se i mungon plani për rimëkëmbje ekonomike.

Për mbajtjen e seancës për shqyrtimin e mocionit të mosbesimit nevojiten 40 nënshkrime të deputetëve. VV-ja i ka 31 deputetë në grupin e saj parlamentar.

Njohësi i çështjeve politike, Rrahman Paçarizi, njëherësh profesor në Universitetin e Prishtinës, tha për Radion Evropa e Lirë se Lëvizja Vetëvendosje, pa një bashkëpunim të ngushtë me PDK-në, nuk mund t’i sigurojë numrat për rrëzimin e qeverisë.

“Ndoshta mund të mblidhen nënshkrimet e domosdoshme për ta hedhur në votim çështjen e mocionit për rrëzimin e qeverisë, mirëpo këtu do të ketë pastaj pazare të shumta. Duke pasur parasysh që Lëvizja Vetëvendosje nuk është e interesuar të hyjë në një koalicion tjetër qeverisës, por të shkojë drejt në zgjedhje, kjo situatë bëhet paksa më e vështirë, sepse partitë tjera politike, para së gjithash PDK -ja, nuk besoj se në këtë situatë është e interesuar të shkoj në zgjedhje”, tha Paçarizi.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Ndryshe, Qeveria e Kosovës kohët e fundit ka pasur disa luhatje, për shkak të mosmarrëveshjeve që kanë lindur ndërmjet partive partnere të koalicionit, Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate.

Mosmarrëveshjet, kryesisht kanë të bëjnë me përfaqësimin e Kosovës në dialogun politik me Serbinë dhe emërimin e Skender Hysenit, si koordinator shtetëror i Kosovës në këtë dialog.

Paçarizi tha se qeveria aktuale nuk e ka një shumicë të duhur në Kuvendin e Kosovës. Sipas tij, ajo ka numrin minimal të votave, por siç shprehet ai, as opozita nuk i ka votat e mjaftueshme për rrëzimin e qeverisë.

“Prandaj, unë mendoj që Lëvizja Vetëvendosje ka bërë një hap jo të menduar mirë, duke u mbështetur vetëm në krisjet aktuale në koalicionit qeverisës, për shkak të disa kritikave nga AAK-ja, gjoja për çështjen e dialogut, por unë mendoj se çështjet janë pak më meskine. Kjo më shumë ka të bëjë me ndarjen e pushtetit, duke parë se kemi LDK-në, e cila është mjaft e brishtë në pushtet. Prandaj, unë nuk e shoh këtë si një veprim të duhur dhe në kohën e duhur nga VV-ja”, thekson Paçarizi.

Në anën tjetër, drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu, duke komentuar zhvillimet e fundit politike, mendon se nuk ka shumë vullnet të subjekteve politike, për të përkrahur mocionin e mosbesimit.

“Tani, iniciativat e mosbesimit ndaj qeverisë te ne gjithnjë kanë përfunduar me rrëzimin e qeverisë. Do të thotë, në fakt asnjëherë një veprim i tillë nuk është ndërmarrë nga subjektet politike, pa u dakorduar edhe me subjektet tjera, dhe pa u garantuar se kanë numrat e mjaftueshëm”, tha Kryeziu.

Mocionet e mosbesimit ndaj qeverive të kaluara – të paktën dy prej tyre – siç ishte ajo ndaj ish-kryeministrit Isa Mustafa, dhe ish- kryeministrit Albin Kurti, kanë qenë të iniciuara nga vet partnerët e koalicionit.

Analisti, Paçarizi thotë se megjithatë PDK-ja edhe do të mund ta votonte mocionin, por pa kushtin e shkuarjes në zgjedhje.

“Ndoshta AAK-ja mund të votoj diçka të tillë, ndoshta edhe PDK-ja mund ta votoj një mocioni të tillë, por pa kushtin e shkuarjes në zgjedhje, përkundrazi, për tu bërë pjesë e qeverisë. Dhe në këtë kuptim unë mendoj që humbësja më e madhe do të ishte AAK-ja dhe më siguri edhe Nisma Socialdemokrate”, tha Paçarizi.

Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, i tha televizioni T7 se VV-ja me nismën e saj “ka dashur të prodhojë lajm”, sepse nuk i kanë nënshkrimet dhe nuk ka komunikuar paraprakisht me as një parti politike. Hoxhaj këtë iniciativë e sheh jo serioze dhe si “mashtrim të radhës”.

“Deputetët e PDK-së do ta merrnin në konsideratë mocionin, vetëm nëse për mandatar do të caktohej kryetari i PDK-së, Kadri Veseli”, ka thënë Hoxhaj.

Kryeministri, Avdullah Hoti në një intervistë në po të njëjtin medium, tha se qeveria e tij po e bënë të pamundurën për përballje me pandeminë COVID-19 si dhe është e fokusuar në rimëkëmbje ekonomike.

“Qeverinë nuk e ka rrëzu asnjëherë opozita”, ka thënë Hoti, duke shtuar se opozita nuk i ka votat për një gjë të tillë.

Qeveria Hoti ishte votuar me 61 vota të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, më 3 qershor.

Kujtojmë se qeveria e drejtuar nga Lëvizja Vetëvendosje është rrëzuar më 25 mars përmes një mocioni të mosbesimit, të ngritur nga Lidhja Demokratike e Kosovës, parti me të cilën VV-ja kishte krijuar koalicion qeveritar. Në mesin e arsyeve për mocion, LDK-ja pati përmendur dëmtimin e lidhjeve të Kosovës me Shtetet e Bashkuara dhe shkarkimin e Agim Veliut nga pozita e ministrit të Brendshëm.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, mocioni i mosbesimit ndaj një qeverie mund të ngrihet me propozimin e një të tretës së deputetëve të parlamentit.

Mocioni i mosbesimit vihet në rendin e ditës së parlamentit, jo më vonë se pesë ditë e as më herët se dy ditë nga data e parashtrimit të tij, thuhet në tekstin e Kushtetutës.

Share2TweetSendShareSend

Related Posts

Xhavit Haliti është njeri më meritor në UÇK dhe për kontakte me jashtë e sidomos me amerikanët
Lajme

Haliti: Kosova sot e mori shuplakën më të rëndë në histori nga Amerika

September 12, 2025
10
Behrami: Nga sot Kosova i bashkohet Gjeorgjisë që udhëhiqet nga qeveri proruse
Lajme

Behrami: Nga sot Kosova i bashkohet Gjeorgjisë që udhëhiqet nga qeveri proruse

September 12, 2025
17
Zyrtari amerikan i Mbrojtjes, gjatë ditës pritet nga Osmani
Lajme

Prokuroria Speciale e demanton Osmanin: Asnjë gazetar nuk është nën hetim

September 12, 2025
18
Ish-dhëndrri e plagosë  me armë mikun në Gjakovë
Lajme

Lëndohen dy persona në Qyshk të Pejës

September 12, 2025
6
9-vjeçari kafshohet nga qentë endacakë në Veternik të Prishtinës
Lajme

9-vjeçari kafshohet nga qentë endacakë në Veternik të Prishtinës

September 12, 2025
4
Votën për Albulena Haxhiun do të jep NISMA’n, marrëveshja është afër
Lajme

Limaj: Dimal Basha, duhet të shkarkohet e ka fyer historinë e Kosovës

September 12, 2025
11
Next Post
Haziri bën bilancin për COVID-19 në Gjilan, ka edhe një apel interesant

Haziri bën bilancin për COVID-19 në Gjilan, ka edhe një apel interesant

Më të fundit

  • Haliti: Kosova sot e mori shuplakën më të rëndë në histori nga Amerika
  • Behrami: Nga sot Kosova i bashkohet Gjeorgjisë që udhëhiqet nga qeveri proruse
  • Prokuroria Speciale e demanton Osmanin: Asnjë gazetar nuk është nën hetim
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi