Ministria e Infrastrukturës ka përgatitur Planin Vjetor për Mirëmbajtjen Dimërore për stinorin dimëror 2021,2022 dhe 2023/2024.
Kjo ministri ka hapur tender për “Mirëmbajtjen Verore të Rrugëve Nacionale dhe Regjionale të Kosovës për vitet 2021, 2022, 2023/24”. Pra, për tri vite.
Bazuar në kontratën paraprake e cila skadon këtë vit, çmimi i vendosur nga ministria është shumë më i madh se ai i ofertës së vitit 2018. Po ashtu, shihet që është rritur edhe gjatësia e rrugës që duhet të mirëmbahet.
Vlera e parashikuar e kontratës paraprake ka qenë: 17.231.050,50. Por, kontrata ishte nënshkruar në një vlerë nën 10 milionë euro.
Tash, në tenderin e ri, kontrata e parashikuar për tri vite është 44,448,000.00 euro.
Gjatësia e rrugëve për mirëmbajtje në tri vitet e kaluar ishte paraqitur nga ministria se është 1, 7589. 23 km, tash për tri vitet e ardhshme është paraqitur mbulueshmëria e rrugëve rajonale dhe nacionale në gjatësi prej 2. 874. 37 km.
Në ministri nuk kanë dashur të përgjigjen se pse është rritur kaq shumë çmimi për mirëmbajtje. Por, lajmi.net ka mësuar se ministria kishte bërë pagesa shumë herë më të larta në kontratat e deri tashmë për pozicione të ndryshme. Pra, ka pasur tejkalim të kontratave disa herë më shumë se e lejon ligji. Mësohet e këtë e ka theksuar edhe Auditori i brendshëm i ministrisë në raportin e ijë.
Lajmi.net ka bërë kërkesë që të ketë qasje në këtë raport në ministri, por ministria e ka refuzuar këtë kërkesë, duke thënë se dokumenti është kofidencial.
“Me qëllim të përgjigjes në kërkesën tuaj për qasje në dokumente publike të parashtruar më 23 shkurt 2021, ju informojmë se dokumenti i kërkuar është dokument konfidencial i Ministrisë së Infrastrukturës”, thuhet në përgjigjen e MI-së.
Që një kohë të gjatë janë duke u zhvilluar hetimet, mbi bazën e një kallëzimi penal, lidhur me , me tenderin “Mirëmbajtja verore dhe dimërore e rrugëve nacionale dhe regjionale të Kosovës 2017/2018/2019”. Pjesë e hetimeve është vetëm loti ‘Peja 2’.
Për këtë lot, Ministria kishte paraparë 1,364, 658.20 euro, ndërkohë kishte lidhur kontratë me kompaninë që ishte mbi 1 milion euro më e shtrenjtë se parashikimi i ministrisë.