Presidenti Hashim Thaçi, pas intervistimit maratonik nga Gjyka Speciale, sot do rikthehet në Republikën e Kosovës.
Thaçi do të aterojë në Shqipëri, ku pritet më pas të jap më shumë detaje nga deklaratat e tij në Hagë.
Ballkani.info e ka parë një poster që është shpërndarë tek njerëzit e PDK-së për pritjen e presidentit në orën 19 e 30 në pikën kufitare Morinë.
“Mirë se vjen president. Të gjithë në pritje të heroit të luftë dhe të paqes. Pika kufitare Morinë, e premte, 17 korrik, 19 e 30. Eja edhe ti, merr flamurim me vete. Vendose maskën dhe mbaje distancë”, thuhet në thirrjen e bërë për qytetarët.
Thaçi dje, pas katër ditësh intervistim në Prokurorinë Speciale, tha se ai buk ka bërë asnjë krim dhe se tash i mbetet drejtësisë të vendos paanashëm