Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, ka kërkuar nga deputetët e opozitës që të votohet rezoluta e propozuar nga LDK-ja dhe
Vetëvendosja, e cila rezolutë do të duhet të rezultojë me njohje reciproke nga Serbia.
Në seancën e kaluar nuk kishte kourum e për këtë dështoi miratimi i kësaj rezolute, pasi opozita kishte lëshuar sallën, njofton Klan Kosova
Mirëpo në seancën për buxhetin u miratua edhe kjo rezolutë, me 56 vota për dhe 6 abstenime kalon rezoluta e VV-LDK-së.
Këto janë pikat e rezolutës së partive qeveritare.
1. Republika e Kosovës është e përkushtuar për bisedime politike në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë që do të rezultojnë me njohje reciproke.
2. Kuvendi i Republikës së Kosovës rithekson se Kushtetuta e Republikës së Kosovës, sovraniteti shtetëror, integriteti territorial dhe karakteri shtetëror unitar i Republikës së Kosovës janë të pacenueshme. Askush, nuk ka të drejtë të bisedojë, dialogojë apo negociojë për sovranitetin, integritetin territorial, rendin kushtetues dhe karakterin unitar të Republikës së Kosovës.
3. Në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese nr. K043/19, të datës 27 qershor 2019, është
Qeveria e Republikës së Kosovës që ka mandatin të udhëheqë bisedimet dhe/ose dialogun me Serbinë si dhe të bëjë përgatitjet për negociata e të negociojë lidhur me një marrëveshje të mundshme përfundimtare e cila do të rezultojë me njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, brenda vijave të patejkalueshme të rendit kushtetues të Republikës sonë.