Qeveria e Kosovës ka miratuar projekt-rregulloren për përcaktimin e procedurës për pranimin dhe trajtimin e rasteve të sinjalizimit.
Ministrja Albulena Haxhiu në adresimin para kabinetit qeveritar ka thënë se kjo rregullore ka 19 nene në 4 kapituj dhe mbron sinjalizuesit, trajtimin e rasteve të tyre e të tjera.
Qeveria ka miratuar edhe programin për borxhin shtetëror 2022-2024 dhe Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve për të njëjtën periudhë.