Ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi, ka bërë homazhe para shtatores së heroit Sali Çekaj.
Pas kësaj ajo ka njoftuar se ka ndërmarrë nismën për ndërtimin e kullës së tij.
“Dëshiroj t’i informoj qytetarët e Deçanit dhe më gjerë, se kam marrë nismën për ndërtimin e kullës së Komandantit Sali Çekaj. Sali Çekaj ishte personalitet i jashtëzakonshëm, intelektual, njeri i pendës dhe pushkës. Ai dha kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë e vendit dhe u kthye nga mërgimi për të rënë heroikisht në fushën e nderit në Betejën e Koshares”, është shprehur Dumoshi.
“Personalitetet si Sali Çekaj, nuk harrohen kurrë dhe kanë zënë vend në historinë e re të Kosovës”.
“Çdo gurë i ndërtuar në Kullën e Sali Çekajt, është dëshmi e luftës për lirinë e Kosovës, ku gjeneratat e reja do të përkulën para jetës dhe veprës së tij”.