Ndonëse bartja e maskës në ambiente publike është e obliguar me ligj në Kosovë dhe është e dënueshme, zyrtar të lartë shtetëror vazhdojnë të mos e respektojnë, shkruan Reporteri.net.
Një shkelje të tillë e ka bërë sot edhe ministrja e Financave, Hykmete Bajrami.
Një lexues i Reporteri.net, ka dërguar disa fotografi ku ministrja Bajrami pa maskë futet në Fakultetin Ekonomik ku edhe është profesoreshë.
Qytetarët po vazhdojnë të gjobiten me 35 euro për mos vënie të maskës kudo nëpër rrugët e Kosovës.
Kujtojmë se të gjithë qytetarët e Kosovës janë të detyruar që nga data 13 korrik të mbajnë maska në publik.