Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) u mbajt ceremonia e pranimit të donacionit të 40 ventilatorëve nga pjesa e asistencës së BE-së për Kosovë për luftimin e koronavirusit,.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka falenderuar shtetet evropiane të cilat po i dalin në ndihmë vendit në këtë kohe pandemie.
Zemaj deklaroi se MSh-ja po bën të pamundurën në luftimin e virusit dhe në shpërndarjen e duhur të pajisjeve shëndetësore.
“E pranojmë një donacion të tillë i cili ndihmon shëndetin dhe luftimin e pandemisë dhe përballjen me të deri në tërësi. Jam falënderues për qytetarët evropian e veçanërisht përfaqësuesve të tyre për punën e angazhimin në Kosovë për t’i dalë në ndihmë popullit kosovar”, tha ai.