Afati i parë i provimit të Maturës Shtetërore do të mbahet në datat 12 dhe 19 qershor, ndërsa afati i dytë do të mbahet më 28 gusht dhe 4 shtator, raporton Gazeta Sinjali.
Kështu është bërë e ditur në vendimin që e ka publikuar ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci.
Në njoftimin të cilin e ka publikuar në llogarinë e saj në Facebook, Nagavci ka dhënë detaje edhe sa i përket pushimit pranveror të arsimit parauniversitar, si dhe për kompensimin e ditëve të humbura.