Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia sapo ka arritur në Komunën e Deçanit, pas helmimit të qytetarëve.
Helmimi i qindra qytetarëve e ka nxitur Komunën që të shpallë gjendje emergjente në gjithë territorin e komunës së Deçanit.
Në vendimin që e ka marrë kjo komunë thuhet se “obligohen të gjitha institucionet e nivelit lokal për ngritjen e gatishmërisë për menaxhimin e kësaj situate emergjente të ndodhur pas helmimit të fundit”.