Në vitin 2020, Serbia humbi më shumë se 53,000 qytetarë, kryesisht për shkak të koronavirusit, tha ministri serb për Kujdesin Familjar dhe Demografinë, Ratko Dmitroviq.
Ai ishte pritur nga TV Prva, në programin e mëngjesit, ku ai paraqiti informacionin se rreth 17,000 qytetarë vdiqën vetëm në dhjetor.
“Një qytet me madhësinë e Sabacit u shua, nuk dukej kështu dy ose tre muaj më parë, por në dhjetor pati një kërcim të tmerrshëm në numrin e vdekjeve. Dhe kjo është një rritje në krahasim me vitin 2019 me 15%”, tha Dmitroviq.
I pyetur se cili është problemi më i madh me të cilin përballet ministria e tij, Dmitroviq tha se ishte vendimi i të rinjve që të mos kenë tre fëmijë por një.
Sipas tij, një rritje në shtesën e fëmijëve do të ishte e konsiderueshme, por siç thotë ai, kjo nuk është zgjidhja e problemit, sepse nëse do të ishte, siç thotë ai, Norvegjia do të kishte një normë nataliteti prej 5, por e ka 1.70 .
Ai theksoi se zgjidhja për këtë nuk mund të gjendet brenda ditës, por që progresi mund të arrihet me masa të caktuara, të tilla si më 2018, kur, siç thotë ai, niveli i lindshmërisë për një vit e gjysmë u rrit nga 1.48% në 1.52.
“Nuk është i madh, por është një hap solid përpara”, tha Dmitroviq