Ministri i Arsimit Ramë Likaj, është duke qëndruar për një vizitë zyrtare në Hungari.
Gjatë kësaj vizite ministri Likaj, është shoqëruar nga ministrja e Punëve të Jashtme, znj. Meliza Haradinaj-Stublla dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, znj. Time Kadrijaj, të cilët janë pritur në takim Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë̈ në Republikën e Hungarisë̈, z. Péter Szijjártó, shkruan Telegramisot
Likaj, ka deklaruar se në kuadër të këtij takimi janë nënshkruam dy marrëveshje bilaterale, ajo për mbrojtjen dhe promovimin e investimeve, si dhe Programin e Koordinimit për Shkencën dhe Edukimin. Po ashtu, është nënshkruar edhe memorandumi i mirëkuptimit për bashkëpunim në fushën e Edukimit e Shkencës për ofrimin e skemës së bursave ‘Stipendium Hungaricum’, duke ngritur kështu numrin e bursave të ofruara nga Hungaria për studentët kosovarë nga 50 në 75 për tri nivele të studimeve.
Gjatë ditës së sotme, gjithashtu ministri Likaj, bashkë me delegacionin tjetër të Kosovës e ka takuar edhe Kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin Hungarez, z. Zsolt Német, nga i cili kanë marrë përkrahje se Hungaria, do të vazhdoi mbështetjen e ndaj Kosovës.